Telegrafi

Qyteti me rrugicat më të ngushta në botë (Foto)

Ata i shikojnë semaforët, para se të hynë në njërën nga këto rrugë të qytetit Vinarna Certovka.

Nëse është e ndezur drita e kuqe, duhet të pritet derisa kalon njeriu nga ana tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo sepse, nëse takohen në mes të rrugës, duhet të kthehen prapa, sepse nuk i zë dy persona në të njëjtën kohë.

Me më pak se gjysmë metri gjerësi, ata që vuajnë nga kalustrofobia, më mirë të mos hyjnë andej.

Njëjtë këshillohen edhe ata që janë të plotë dhe kanë barkë të fryrë. /Telegrafi/