Telegrafi

Qyteti më i madh i Brazilit po shpejton përpjekjet për të zhvarrosur mbetjet mortore, në mënyrë që të krijohet hapësira për viktimat nga COVID-19

Qyteti më i madh i Brazilit, Sao Paolo, po shpejton përpjekjet për të zhvarrosur mbetjet mortore, për të krijuar hapësirë, për shkak të numrit në rritje të viktimave nga COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, si rrjedhojë, zyrtarët thonë se ka pasur një numër rekord të viktimave këtë javë.

Në varrezat Vila Formosa në Sao Paulo, punëtorët e pajisur me maska dhe me mjete mbrojtëse kanë gërmuar radhë varresh me ndriçues. Përpjekje të ngjashme po bëhen edhe në varrezat e tjera të qytetit.

Varrmihësve iu është dashur të përshpejtojnë pastrimin rutinë të varreve të vjetra për të krijuar më shumë hapësirë për rrjedhjen e arkivoleve të cilat mbërrijnë çdo ditë.

Qyteti i Sao Paulo-s regjistroi më shumë se 400 viktima të martën – numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thonë se ata presin që situata të përkeqësohet derisa pritet edhe mbingarkimi i shërbimit shëndetësor në këtë qytet. /Telegrafi/