Telegrafi

Qyteti lundrues rezistues ndaj kushteve atmosferike

Kjo strukturë e pazakontë është e lartë 365 metra dhe përfshin 2.787.091 metra katrorë, ndërsa është e dizajnuar në atë mënyrë që të jetë shtëpi e 40.000 banorëve.

Përmban absolutisht gjithçka që pritet nga një qytet normal, duke filluar nga hotelet, shitoret, kazinotë, e deri te shkollat.

Ky qytet futuristik madje përmban edhe kopshte, ashensorë të shpejtë, por edhe vende për të shëtitur këmbësorët. Planet për një qytet të tillë janë frymëzuar pas shkatërrimit të qytetit amerikan New Orleans, të cilin e goditi uragani Katrina në vitin 2005.

Një grup dizajnerësh me bazë në Boston kanë rekomanduar qytetin lundrues, i cili do të qëndronte në bregun e Mississippit, dhe i cili do të pengonte një tragjedi të ngjashme.

Qyteti trekëndësh futuristik, i quajtur New Orleans Arcology Habitat (NOAH), është rezistues ndaj erërave të forta, sepse i lëshon nëpër strukturën e vet, ashtu që uragani ka ndikim shumë të vogël ose nuk ka aspak mbi shoqërinë që jeton aty.

Dizajneri kryesor i këtij koncepti, Kevin Schopfer, ka thënë se qëllimi ka qenë që të parandalohen dëmet nga moti i keq, të pengohen përmbytjet dhe të sigurohet një vendbanim që plotëson nevojat shoqërore. /Telegrafi/