Site icon Telegrafi

Qyteti ku në çdo anë do të ndesheni me një xhuxh (Foto)

Në qytetin Wroclaw të Polonisë ju mund të gjeni mbi 300 statuja xhuxhësh. Po është e vërtetë. Vizitorët që mbërrijnë në këtë qytet habiten teksa në çdo anë që kthejnë sytë shohin nga një xhuxh.

Por përse janë ndërtuar kaq shumë statuja xhuxhës? Le të kthehemi mbrapa në kohë në vitet e 80-ta, kur komunizmi ishte prezent në Poloni dhe policia ishte shumë e rreptë ndaj çdo manifestimi kundër regjimit në pushtet.

Kështu një grup individësh  themeluan  lëvizjen e quajtur “ Orange Alternative”, “ Alternativa e Portokalltë”.

Ata bazoheshin tek absurdi dhe në këtë mënyrë shmangnin policinë. Tradita e xhuxhëve të vegjël metalikë, të shpërndarë anembanë qytetit të mbi 630 banorëve, kishte filluar me vetëm një xhuxh “ Papa Xhuxhi”, që ishte maskotë e lëvizjes “Pomarańczowa Alternatywa” (Alternativa e portokalltë), e cila në vitet e 80-ta, në mënyrë të pazakonshme, kishte luftuar regjimin komunist.

Po kjo është hera e parë në historinë e njerëzimit, ku një qeveri ngre një statujë në nder të një grupi anarkist.

Kjo lëvizje anarkiste përdorte humorin kundër pushtetit. Aktivistët e lëvizjes vizatonin grafite me ngjyra dhe kur pushteti ua prishte ata vizatonin mbi ta figurat e xhuxhëve.

Në vitin 2005 kryetari i bashkisë së qytetit Wroclaw vendosi të vazhdonte traditën e statujave të xhuxhëve duke punësuar Tomasz Moczek, një skulptor i njohur polak që do të ndërtonte 5 statuja të vogla xhuxhës në pikat kryesore turistike të qytetit.

Xhuxhët u kthyen menjëherë në një atraksion turistik dhe shumë shpejt numri i tyre u shtua ndjeshëm. Secili prej tyre përfaqëson një aspekt të jetës së përditshme, transmeton syri.

Ata u kthyen në simbol të qytetit dhe këtu filloi çmenduria e xhuxhëve. Sipas një mesatareje, në qytet ndërtohen pothuajse 30 statuja të reja në vit.

Madje në qendër të qytetit ju mund të blini një hartë, në të cilën do të gjeni vendndodhjen e të gjithë xhuxhëve.

 

Exit mobile version