Një qytet i madh në verilindje të Kinës ka filluar aplikimin e masave të reja mbrojtëse për ta vënë nën kontroll apo luftuar COVID-19, nga frika se mund të vie deri te vala e dytë e pandemisë së coronavirusit.
Dalian është një qytet me 6 milionë banorë në provincën kineze Liaoning, ku të mërkurën janë regjistruar tre raste të reja, pasi ky vend për katër muaj kishte arritur të ruaj pozicionin – me zero raste, transmeton Telegrafi.
Autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos largohen nga qyteti, përveç nëse kanë ndonjë urgjencë, pasi që qindra prej tyre janë futur në izolim për të gjurmuar kontaktet me të infektuarit.
Ky paralajmërim vjen në kohën kur Kina po ballafaqohet me një valë te re të pandemisë që ka kapluar Xinjiangun dhe Hong Kongun. Në pjesën perëndimore të Xinjiang, janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19, derisa në Hong Kong mbi 100. /Telegrafi/