Kanadezët në qytetin veri-perëndimor të Inuvik mirëpritën lindjen e diellit pas më shumë se 30 netësh.
Qyteti Inuvik që shtrihet në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, përjetoi atë që njihet si fenomeni i netëve polare, transmeton Telegrafi.
Një natë polare, një fenomen kur nata zgjat më shumë se 24 orë, shkaktohet nga rrotullimi i Tokës në raport me pozicionin e diellit.
Banorët e qytetit Inuvik e pritën me festime lindjen e diellit pas më shumë se një muaji. /Telegrafi/