Site icon Telegrafi

Qyteti italian ndalon minifundet

Autoritetet e qytetit planifikojnë të dënojnë veshjen fustaneve të shkurta dhe dekolteve “të thella” me shumën prej 500 euro, ndërsa për pantallonat me bel të ngushtë do të dënohen si burrat ashtu edhe gratë. Ky vendim është pjesë e “41 rregulloreve që çdo qytetar i mirë duhet t’i respektojë” ndërsa këtë rregullore dëshiron ta aplikojë kryetari i qytetit, Luigi Bobbio, anëtar i një partie të djathtiste.

Ai thotë se me programin e vet dëshiron “të vendosë sërish dekorin urban dhe të përmirësojë bashkekzistencën” si dhe të dënojë njerëzit që “janë të zhurmshëm dhe me sjellje të këqija”.

Po ashtu, ai do të ndalojë lojën e futbollit nëpër parqe ose kopshte si dhe sharjet në publik, ndërsa secila shkelje do të dënohej me shumën prej 25 deri në 500 euro. Prifti lokal, u pajtua me vendosjen e masave të reja.

“Ky është një vendim i drejtë. Në këtë mënyrë mund të luftojmë kundër keqpërdorimeve seksuale”, tha Don Paolo Cecere. Aplikimi i masave të reja do të shqyrtohet të hënën në seancën e ardhshme të parlamentit të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version