Klinikave, ambulancave shëndetësore dhe rreth 80 laboratorëve mjekësorë në Kampusin e UBT-së i shtohet edhe barnatorja farmaceutike, e licencuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Kjo barnatore, e para e këtij lloji që hapet nga një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, do të jetë një ndihmesë e madhe për studentët e Farmacisë. Në të, ata do të kryejnë pjesën e punës praktike, për të arritur nivel sa më të lartë profesional, para se të dalin në tregun e punës.
Kombinimi i mësimit teorik dhe praktik e bën UBT-në të dallohet dhe të jetë model për gjitha universitetet dhe kolegjet private në Kosovë, pasi ai u mundëson studentëve të përfitojnë aftësitë e nevojshme për të bërë punën në mënyrë efektive në profesionin që ata zgjedhin.