Një qytet i vogël në shtetin jugor Indian të Tamil Nadu është një vendbanim me qindra binjakë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fenomen që askush nuk ka qenë me të vërtetë në gjendje ta shpjegojë.
Siç thuhet më tej, banorët e qytetit, disa prej të cilëve vijnë nga breza binjakësh, thonë se kjo është sepse janë “të bekuar”, por mjekët po kërkojnë një arsye shkencore.
Ndërkohë, ndonëse dikush po e quan një “bekim”, kjo po paraqet edhe probleme për të tjerët – sidomos për mësuesit.
Ata po kanë vështirësi që më shumë se 50 binjakët që studiojnë në të njëjtën shkollë, t’i dallojnë se cili është emri i cilit. /Telegrafi/