Moti i ligë me shi të dendur dhe erë të fortë dje në mbrëmje ka përfshirë qytetin Negotinë, dhe në afërsi të Kumanovës është regjistruar edhe breshëri, njoftoi EHM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shi lokal dhe stuhi janë regjistruar në pjesët veriore dhe lindore të Maqedonisë. Gjatë natës, siç pohohet nga EHM, në shumë vende kishte shi të përmasave të vogla.
Sot moti do të jetë me re të ndryshueshme, me erë dhe freski me shi të dobët lokal para mesditës. Periudha me diell do të ketë në pjesët lindore. Do të fyrë erë e fortë në veri, të cilat së bashku nga Vardari dhe pjesët lindore shpejtësia do të arrij rreth 80 km/h. Temperaturat ditore do të jenë dukshëm më të ulëta se në ditët e mëparshme dhe do të arrijë prej 21 deri 27 gradë.
Mot stabil do të ketë të hënën, dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten gradualisht. /Telegrafi/ /Telegrafi/