Site icon Telegrafi

Qyteti gjerman organizon lotari për varret e zbrazëta

Për vendet e zbrazëta në qytetin gjerman Berchtesgaden, ka qenë gjithmonë një interes i madh.

Mediat gjermane njoftuan se ky qytet, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të kishin shanse të barabarta, vendosën të organizonin një lotari për varret bosh.

Për vite me radhë, autoritetet e qytetit duhej të refuzonin kërkesat për blerjen e varrezave të shekullit 17, dhe arsyeja ishte mungesa e hapësirës.

Megjithatë, pas lirimit të 200 parcelave, autoritetet në qytetin e vendosur në Alpet bavareze vendosën të organizonin një lotari në mënyrë që të gjithë të kenë të njëjtat shanse për të arritur vendin për pushim të përjetshëm.

Lotaria do të mbahet të mërkurën dhe deri tani 280 persona kanë aplikuar për pjesëmarrje. kp/Telegrafi

Exit mobile version