Friedeberg që ndodhet në pjesën qendrore të Gjermanisë, ka instaluar semaforë për nderë të Elvis Presleyt.
Ikona e muzikës kreu aty shërbimin ushtarak, prej tetorit të vitit 1958 deri në mars të vitit 1960, transmeton Telegrafi.
Në rrethin me dritë të kuqe, shfaqet muzikanti amerikan duke qëndruar para mikrofonit.
Njoftimin që kalimtarët të kalojnë, e tregon figura duke kërcyer, në sfondin e gjelbër.
Ky qytet gjerman që ndodhet në afërsi të Frankfurtit, tashmë e ka edhe sheshin ‘Elvis Presley Platz’.
Kështu, zyrtarët vendosën t’i vendosin edhe disa semaforë, për adhuruesit e shumtë të këngëtarit legjendar, që shkojnë në atë qytet si formë pelegrinazhi.
Megjithëse ishte i famshëm, atë e kishin dërguar të shërbente në Gjermani, por ka jetuar jashtë bazës ushtarake, me babanë dhe gjyshen.
Për shkak të kërkesës së madhe, angazhoi një sekretare që t’i përgjigjet letrave të shumta që i shkonin me postë, ndërsa për çdo mbrëmje jepte autografe për adhuruesit.
Gjatë kohës sa ishte në ushtri dhe nuk ishte aktiv në muzikë, i ka pasur dhjetë këngë në top 40 këngët më të mira. /Telegrafi/