Telegrafi

Qyteti fantazmë në Ukrainë: Shpërthimi nuklear në Chernobyl e ndali kohën në Pripyat (Foto/Video)

Në ato kohë në këtë qytet sovjetik jetonin 49 mijë banorë, të vendosur vetëm dy milje larg Chernobylit. Banorët lanë shkollat, shtëpitë, fabrikat, parqet… Gjithçka duket njëjtë, sikur 30 vite më parë.

Danny Cooke ka gjiruar nga droni një video që shfaq këtë qytet fantazmë, raporton CNN. Ai kishte vizituar qytetin për CBS News, për emisionin “60 Minutes”.

“Ndihem ndryshe nga momenti kur shkela dhe u largova nga aty. Perspektiva ime për jetë ndryshoi”, tha ai për CNN, transmeton Telegrafi. “Kur iu afrova zonës e dija që rrezatimi i pranishëm është i padukshëm, por trupi im reagoi në mënyrë psikologjike. Truri më thoshte se bëra zgjedhje të gabuar dhe se kjo nuk ishte ide e mirë. Por, ishte shumë vonë. Pamjet e Pripyatit nuk do t’i harroj kurrë. Ajo çfarë kanë përjetuar të evakuuarit është e paimagjinueshme”.

Pripyati është themeluar më 4 shkurt 1970, si qyteti i nëntë nuklear në BRSS. Qytet u shpall më 1979. Sot është qytet i braktisur dhe i rrezikshëm për t’u vizituar. /Telegrafi/

LEXO PO ASHTU:
Tridhjetë vendet e mahnitshme, por të braktisura (Foto)
Qyteti fantazmë në mes të shkretëtirës (Foto)
Çernobili dhe qyteti i braktisur ukrainas (Video)