Site icon Telegrafi

Qyteti i Dojranit i mbushur me turistë, përgatitet për festivalin e peshkut dhe venës

Dojrani është i mbushur me turistë. Thuajse të gjitha kapacitet e akomodimit janë të mbushur dhe kërkohet dhomë apo apartament më shumë. Qytetarët e Maqedonisë dhe të huajt i mbushën plazhet në liqenin e Dojranit. Gushti është muaji kur të gjithë vinë në këtë vend turistik i cili ngadalë ngadalë i rikthehet shkëlqimi.

Pavarësisht nga uji në rritje, koncesionerët arrijnë t’i adaptojnë plazhet për vizituesit duke vendosur vazhdimisht përmbajtje të reja shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pavarësisht të nivelit të ujit në liqenin e Dojranit, mendoj se Dojrani i kënaqe kërkesat për akomodim, për plazhe, dhe përpiqemi të jemi shembull se si një plazhe duhet të jetë”, thoë Katerina Janeva, koncerioner në plazhë.

Dojrani viteve të fundit ofron përmbajtje të ndryshme për pasurimin e ofertës turistike. Organizohet manifestime të ndryshme kulturore dhe muzikore. Kështu do të jetë edhe këtë fundjave që vjen, ku do të jetë festivali i peshkut dhe i venës.

Nga Komuna lajmëruan se në vazhdimësi punojnë që Dojrani të jetë atraktiv dhe jashtë sezonit veror.

“Kërkon kohë gjithë kjo të jetë e përgatitur dhe të bëjmë përmbajtje shtesë që do të tërheqin turistët jo vetëm sezonin veor, por edhe në pranverë dhe vjeshtë”, deklaroi Ango Angov, Kryetari i Komunës së Dojranit.

Vjet në Dojran, jo zyrtarisht janë realizuar 150.000 fjetje, numër që pritet të jetë edhe në këtë sezonë./Telegrafi/

Exit mobile version