Alketa Vejsiu ka shkuar për pushime në qytetin katalonas të Barcelonës.
Moderatorja dhe këngëtarja ka ndarë një fotografi të çastit për ndjekësit e llogarisë personale në Instagram.
“Vendi i diellit, po shkëlqen vetëm për mua?”, ka shkruar ajo.
Alketa është veshur këndshëm me një fustan jeshil e çantë të kuqe kombinuar me shiritin e fustanit.
Prezantuesja e njohur nuk ka treguar arsyen e kësaj vizite, nëse ka shkuar për punë, apo pushimet kanë nisur. /Telegrafi/