Telegrafi

Qyteti i Bristolit pritet t’i ndaloj të gjitha veturat me naftë që nga viti 2021

Këshilli i Bristolit duke filluar nga muaji mars i vitit 2021, ka propozuar që t’i ndaloj të gjitha automjetet me naftë që janë në qytet si një përpjekje për të zvogëluar ndotjen e ajrit.

Nëse kjo miratohet, Bristoli do të bëhet qyteti i parë në Britani të Madhe që e bënë një veprim të tillë, përcjell Telegrafi.

Këshilli i qytetit kishte marrë për bazë dy opsione – një ndalesë për makinat me naftë gjatë orëve të pikut ose ndalimi për automjetet në një zonë të caktuar – por është parë që këto dy mundësi nuk do ta zgjidhin problemin e ndotjes nga dyoksidi i azotit.

Për të arritur më shpejt synimet lidhur me cilësinë e ajrit të vendosura si kriter nga BE-ja, është propozuar një opsion më radikal që është një kombinim nga variantet aktuale.

“Kabinetit të Këshillit të Bristolit po i kërkohet të miratoj një plan ambicioz për një zonë të ajrit të pastër në qytet, i cili do të sigurojë përmirësimin më të shpejtë të mundshëm të cilësisë së ajrit në kuadër të synimeve për kufijtë të përcaktuar ligjor lidhur me dyoksidin e azotit”, thuhet në deklaratën e këshillit.

Nëse i jepet drita e gjelbër, zona e ndalimit dhe bllokimit do të zbatohet nga muaji mars i vitit 2021. /Telegrafi/