Site icon Telegrafi

Qytetet që na zënë brenda

Besoj se edhe qurravecët janë tani me shqetësimin tim tridhjetëvjeçar se po ndërtojmë qytete që do të na zënë brenda.

Sepse, pashë një deputete që nxirrte lot krokodili për tragjedinë që po kalon vendi. Ka dekada që censuron pikërisht ajo, çdo përpjekje shkencore që kërkon të na ndalojë të shkojmë me budallallëk me kokë te muri.

Qeshim si të dehur, kur na venë punët mbroth, qurravitemi kur na zë brenda e keqja.

Flukse piramidale demografike për t’u vendosur kombëtarisht në zona kënetore dhe moçalishte…

Qytete që na zënë brenda.

Të varrosim me dhimbje të vdekurit, për të cilët jemi nga pak të gjithë fajtorë dhe pastaj t’i thërrasim mendjes.

Kush është i çmendur tani, o deputete, ti apo unë?

Kujton se harrohet çfarë ke bërë?

Exit mobile version