Qytetet e delirit: Momente të jetës në metropolet e shekullit XXI
Agron Shala
Në edicionin e gjashtë të organizimit “Qytetet e delirit”, 23 artistë nga 14 shtete janë munduar të sjellin detaje të jetës së qyteteve të mëdha. I inspiruar nga manifesti i vitit 1978 i arkitektit dhe urbanistit Rem Koolhaas, “Deliri i Nju-Jorkut”, fotografitë shpërfaqin jetën nga Amerika deri në Angolë. Përmbledhjen e ditores Guardian, të ekspozitës që do të jetë e hapur deri më 29 gusht në Nju-Jork, Telegrafi e sjell më poshtë.