Nuk ka të dhëna të shkruara nga kjo periudhë e historisë së njerëzimit dhe rrjedhimisht shumë gjëra bazohen te hamendësimet.
Tani, një skuadër shkencëtarësh nga Britania e Madhe përdori gjetjen e datës me karbon për të zbuluar se sundimtari i parë i Egjiptit, mbreti Aha, erdhi në pushtet rreth vitit 3100 PK.
Formimi i Egjiptit konsiderohet si një moment kyç në historinë e njerëzimit. Ai besohet se ishte shteti i parë me një territor të caktuar, që krijoi kufij në këtë territor dhe që kishte një sundimtar, pak a shumë në të njëjtën formë që ne i imagjinojmë kombet në kohën tonë.
Sipas ekspertëve, krijimi i Egjiptit si shtet ndodhi relativisht shpejt dhe kjo është mbresëlënëse. Në Mesopotami, për shembull, bujqësia u përdor për disa mijëra vjet para se të shfaqet ndonjë formë e shtetit. Arkeologët besojnë se mbreti i parë i Egjiptit, Aha, erdhi në pushtet pas një udhëheqësi tjetër, Narmer, i cili unifikoi tokën. /Top Channel/