Një qytetare e Prishtinës ka dërguar disa fotografi të rrugës së “Shkupit” pranë QKUK-së, e cila shihet se ka një deponi ilegale mbeturinash.
Ajo ka lutur Komunën e Prishtinës dhe kompaninë “Pastrimi” që të ndërmarrin diçka, përkundër që thotë se drejtori i KRM “Pastrimi” nuk i ka kthyer përgjigje asnjëherë, transmeton Koha.net.
Nuk ka vonuar shumë dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Prishtinë, Gent Begolli i ka kthyer përgjigje.
“Javën e kaluar kemi biseduar me KPM Pastrimi dhe besoj që shumë shpejt pastrohet ajo pjesë nga mbeturinat. Problemi më i madh në atë pjesë është që edhe pas shumë aksioneve të Komunës për pastrimin e atyre mbeturinave, banorët prapë vazhdojnë me hedhjen e mbeturinave të amvisërisë”, ka shkruar Begolli.