Kemi dëgjuar raste kur polici ndjek të dyshuarin për ta arrestuar, por jo edhe kur një civil i vërsulet policit në motoçikletë për ta goditur dhe rrëzuar në tokë.
Një rast i tillë ka ndodhur është filmuar në Essex të Anglisë, ku dy motoçikleta të policisë dhe një veturë e tyre po lëvizte nëpër një rrugë të qytetit, kur befasisht një qytetar i afrohet njërit nga policët në motoçikletë dhe me vetëm një grusht e rrëzon në tokë, transmeton Telegrafi.
Pas këtij momenti policët i vihen pas sulmuesit, ndërsa autori i videos dëgjohet duke thënë: “oh, zot”. Ende nuk dihet lokacioni i saktë se ku ka ndodhur, apo edhe arsyeja që e ka shtyrë sulmuesin ta godas policin.
Përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë kanë “shpërthyer” me komente negative ndaj sulmuesit, ku njëri prej tyre shpreson që polici mos ta ketë thyer këmbën, derisa një tjetër lutet që ta kapin sulmuesin. /Telegrafi/