Site icon Telegrafi

Qytetari thumbon Ramën: Mos na thuaj mirëmëngjes se na ecën dita ters!

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij me një artikull për Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë analizë për Shqipërinë si surpriza e lundrimit turistik të vitit, ju uroj një ditë të mbarë!”- shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë shumë komentues shkruajnë se po gënjen pasi nuk kanë lekë as për të blerë librat e fëmijëve të tyre.

Komentuesi: Sa her na thua mirmengjes ti o shoku (cdo dit) sketerr na ecen dita…pa pun..pa koker leku ne xhep…pa drita..pa uj…vetem foto te bukura (eh sa mir sikur te haheshin) fjal mburrese…etj…ik o shoku na ler te qet ne hallet tona dhe shiko bej dicka se nuk te votuam qe te rish ne internet…

Komentuesi: Miremenjes i nderuar mire e ke ti me keto publikime, por jemi akoma nje vend qe mbeturinat hidhen sheshit, pronaret e turizmit mendojne si ti zhvasin turistet pa u servirur kushtet qe duhen, duke mos menduar per te ardhmen, pasuria natyrore po keqeperdiret ne menyr brutale, qe me te vertet te kemi nje te ardhme te mire duhet te punoni qe te kemi
shtet model te gjehet menyra te luftohen te gjitha keto sjellje idjote, vetem me njers qe do u binden ligjeve te drejta do te kete te ardhme turzmi, dhe puno pse populli me te vertet po te pret.

Komentuesi: Mirmëngjesi ka 7 muaj që dua të mar lek e lindjes së djalit e akoma më than dje ska lek nga bashkia Vlore të paktën të blinim librat për femit erdhi shkolla dhe librat duhen bler.

Exit mobile version