Qytetarët të cilët protestuan para Ministrisë së Drejtësisë kundër përmbaruesve thanë se të afërmit e tyre janë kërcënuar, frikësuar nëse nuk i paguajnë borxhet ndaj përmbaruesve.
Ata kërkuan nga autoritetet që të përfundojë përmbarimi ilegal për shkak se, siç thonë ata, s’kanë para as për bukë.
“Dëshironin të më frikësojnë, por kjo nuk do të ndodhë. E them publikisht se më kërcënoi bashkëshorti i një gjykatëse, por unë nga këtu mund të them se edhe unë mund ta frikësoj me fëmijën e tij”, tha një qytetare e revoltuar në protestën e sotme.
“Pas 2 viteve më nxorën një borxh prej 2.600 denarë dhe tani duhet të paguaj 60.000, a është kjo korrekte? Nuk mund të punoj, kam dy brinjë të thyer dhe me paratë që i marr nuk mund të paguaj as borxhet, e jo përmbaruesit”.
“Njëri më mori 6.000 denarë, tjetri 3.000 denarë, ndërsa pensioni im është 9.000 denarë dhe më mbesin vetëm 50 denarë. Çfarë t’i jap fëmijës, çfarë mund të blihet me 50 denarë”, tha një e dëmtuar tjetër për ‘A1on’.
Nga nisma ‘Stop për përmbaruesit’ i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të përfundojë, siç thonë ata, vjedhja e popullit apo të japin dorëheqje nga funksionet.
Organizatorët e protestës paralajmëruan se nuk do të heqin dorë nga trysnia ndaj autoriteteve./Telegrafi/