Site icon Telegrafi

Qytetari regjistron dridhjet e tërmetit në Dojran (Video)

Siç kemi raportuar edhe më herët, Maqedonia u godit nga disa tërmete të njëpasnjëshme natën mes 1 dhe 2 janarit të këtij fillimviti, duke shkaktuar panikë te qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmetet kanë ndodhur në rajonin jugindor të vendit, respektivisht në Dojran, Gjevgjeli, Bogdanci e Strumicë. U raportua se forca e tërmetit arriti deri në 4 shkallë Rihter.

Megjithatë, rreth orës 5:23, Dojrani është dridhur fuqishëm nga tërmeti që raportohet se arriti deri në 5.1 shkallë Rihter. Një qytetar nga Maqedonia ka publikuar një video inçizim të thjeshtë, por që ka arritur të tregojë për dridhjet në Dojran që për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme apo të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version