Mbingarkesa e rrugëve kryesore, shpesh detyron qytetarët që të përdorin rrugët alternative për të qarkulluar në kryeqytet.
Mirëpo kalimi nga rrugët tjera alternativa nuk është pa sfida.
Një qytetar ka raportuar në ndreqe.com për një gropë të madhe në rrugën “Pavarësia” në Hajvali.
Kjo rrugë lidh Inspektoratin Policor me Pallatin e Drejtësisë dhe shfrytëzohet nga banorët si rrugë alternative me kryeqytetin.
Qytetari raporton se shumë vetura janë dëmtuar në këto gropa që ka kohë që janë hapur.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7293.
ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/