Site icon Telegrafi

Qytetari i Prishtinës raporton, nënkalim me mbeturina dhe ujë – vështirë i kalueshëm

Aksidente të shumta me pasoja fatale janë regjistruar ndër vite në Kosovë si pasojë e përplasjes së këmbësorëve nga automjetet.

Në shumë raste këto incidente kanë ndodhur në vende ku këmbësorët nuk kanë pasur të drejtë të kalojnë.

Lexo po ashtu Shqetësuese edhe ndotja e ambientit në zona me pyje, qytetarët raportojnë

Mirëpo kjo është interpretuar si mungesë e nënkalimeve dhe mbikalimeve të mjaftueshme për këmbësorët të cilët janë detyruar të rrezikojnë jetën për të kaluar nga njëra në tjetrën anë të rrugës.

Megjithatë edhe ato nënkalime apo mbikalime ekzistuese nuk po përdoren nga këmbësorët por edhe nuk po mirëmbahen si duhet.

Një i tillë është edhe në Prishtinë, të vendi i quajtur “Te rethi Ismetit”.

Një qytetarë që ka dashur të mbesë anonim, ka raportuar në platformën ndreqe.com se nënkalimi është i mbushur me mbeturina dhe ujë. Sipas tij aty është vështirë të kalohet.

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7281.

Vazhdoni të raportoni në ndreqe.com për zgjidhje më të shpejt të problemeve në lagjen tuaj.

ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga @UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë.

Exit mobile version