Site icon Telegrafi

Qytetari nga Prizreni gjen një kuletë me para, kërkon personin që t’ia kthejë

Foto: Ilustrim

Një qytetar nga Prizreni, ka gjetur kuletën me para dhe dokumente personale në një qendër tregtare në Prizren.

Përmes një postimi në grupin “Merakli t’kerreve”, në Facebook i ka bërë thirrje personit që i ka humbur që të shkojë ta marrë.

Ai thotë se kuletën e ka në vend të sigurt.

Gjesti i tij për lajmërimin e rastit është përshëndetur nga komentuesit.

Exit mobile version