Site icon Telegrafi

Qytetari nga Prilepi dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) – Prilep ka filluar me procedurën kundër një 30 vjeçari nga Prilepi, i cili dyshohet për veprën penale ‘Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetari nga Prilepi në rrjetin social Facebook ka periudha e vitit 2012 deri më 10 gusht të 2016 përmes sistemit kompjuterik ka furnizuar dhe ka poseduar për vete pornografi të fëmijëve. Ai me një profil të rremë, në ballinën e profilit ka vendosur fotografi të një vajze nga Kroacia, si gjoja shfrytëzuese, ku përmes këtij profili ka realizuar konkakte elektronike me fëmijë. Me këtë rast i ka joshur që të fotografohen me veshje të brendshme dhe fotografitë e bëra t’ia dorëzojnë përmes komunikimit elektronik.

Prokurori kompetent publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep ka parashtruar një Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ku edhe është pranuar paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version