Shumë falenderimet nga zemra nga përtej Adriatikut për Shqipërinë e vogël vijojnë të vijnë pas dërgimit të ekipit mjekësor prej 30 mjekë e infermirë në Itali për t’i mbështetur në përballimin e situatës së coronavirusit.
Mijëra mesazhe kanë ardhur nga Italia, që nga kryeministri, ministra e liderë partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur.
Edhe një qytetar italian nga ballkoni shprehu falenderimin në mënyrën e tij duke kënduar himnin e Shqipërisë me flaut.
Videoja u publikua nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook, shoqëruar dhe me “Grazie di cuore dal Albania” /OraNews/