Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje tubimin zyrtar të hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Derisa shumë mbështetës të PDK-së prisnin në radhë për t`u futur në sallën 1 Tetori, ku u mbajt takimi, deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, iu bë një pyetje interesante.
“Pse s`e keni marr vendin ma të madh?“, e pyet qytetari Enver Hoxhajn, i cili gjithashtu pret në radhë për t`u futur në sallën ku do të mbahet hapja e fushatës, e i cili kandidon edhe pwr njw mandat tjetër për deputet në këto zgjedhje.
Megjithatë, Hoxhaj ka një përgjigje interesante “Të dytin e kemi në Stadium“, duke aluduar që tubimin e dytë PDK do ta mbajë në stadiumin Fadil Vokrri./Telegrafi/