Site icon Telegrafi

Qytetari hodhi libra para këmbëve të kryetarit të Ohrit, Jovan Stojanovski (Foto)

Një tregtar i pakënaqur librash ka zgjedhur një metodë, mbase të papranueshme, për të protestuar ndaj kryetarit të tanishëm të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski.

Ai kishte me vete libra, dhe pikërisht në 24 majin e Shën Kirilit e Metodit, librat i hodhi në rrugë, para këmbëve të Stojanovskit.

E gjithë kjo ndodhi si shenjë revolte ndaj pushtetit lokal, që dje dhe sot zbaton një aksion të mënjanimit të tegzave, në qendër të Ohrit.

Pushteti lokal ka paralajmëruar se nuk do të tolerojnë vendosje tezgash./Telegrafi/

Exit mobile version