Një qytetar i Tetovës është ankuar në Facebook se policia e Tetovës nuk ka hetuar dy rastet ku është dëmtuar prona e familjes së tij. Qytetari Rijad Limani ka nxjerr videon ku digjet vetura e tij para shtëpisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mbi video, ai ka shkruar, ”Mrenda nje Viti dy Sulme Vandale ndaj Shpijes tone dhe siguris tone,ky sulm eshte edhe ndaj Lagjes tone.
Policija e Tetoves nuk ka mundesi te zbuloj Kriminelet !!!!
Un do ti ndihmoj pak Policis me ket Video.
Dua te ja boj me dije e Para Shtetit Ligjor!!!!Maqedoni, se per Import te disa automjeteve jane paguar per ket Shtet Ligjor mbi 50 mij Euro Taksa dhe te dhena tjera,per te cilen nuk kemi siguri.”(sic) shkruan Rijad Limani.
Ai shkrimin e përfundon me një apel ”Pra un u boj Apel te gjith Diaspores se Investimi ne ate vend Kriminel eshte vec me ndihmu Krimin!!!”/Telegrafi/