Një i ri nga Australia i cili merret me video të ndryshme komike, ka përjetuar një moment të sikletshëm derisa po realizonte një video në qytet – duke u shtirur si statujë.
I njohur si Shah Vlog, i riu ishte ulur dhe lyer si statuja në Rundle Mall të Adelaide në jug të Australisë, transmeton Telegrafi.
Një burrë i afrohet duke menduar se është statujë dhe në një moment e godet me shqelm në fytyrë – duke e bërë që të reagojë menjëherë.
Ndërsa burri që e goditi mbeti i shokuar, pasi ishte i bindur se bëhej fjalë për një statujë të vërtetë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, dhe për pak minuta janë bërë virale duke marrë miliona shikime.
Shah Vlog njihet për videot ku i frikëson qytetarët duke u shtirur si karaktere të ndryshme. /Telegrafi/
@shahvlog2 #livingstatue #shahvlog2 #statueprank #fypシ゚viral #funnykids #foryou ♬ original sound – shahvlog2