Një qytetar i Prishtinës është ankuar se që dy ditë po i vjen uji i turbullt në rubinetë.
Ai ka thënë se duke ditur pandeminë e coronavirusit që duhet pastruar duart me kujdes, KRU Prishtina duhet ta merr parasysh dhe të kujdeset që qytetarëve t’u vijë uji i pastër.
Rasti ka ndodhur në Veternik.
Ai ka apeluar tek personat kompetent të ndërmarrin masat e duhura që të sanohet problemi.
Po ashtu qytetari në fjalë ka dërguar dhe një video ku shihet teksa rrjedh uji i turbullt nga çezma. /Telegrafi/