Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës pasditen e sotme ku është takuar me qytetarët e prekur nga tërmeti dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.
Por ndërsa shumë kishin problem strehimin, sigurinë e banesave të dëmtuara apo dhe ushqimin, një banor i qau hallin kryeministrit pasi bashkëshortja e tij ishte çuar në Golem për t’u strehuar.
Dialogu edhe pse në një situatë të rënduar, ka shkaktuar të qeshura.
Rama: Ça ke mor vëlla, ça ke? Më thuaj. Le të vijë, ça ke? Hë, thuaj?
Qytetari: Ma kanë marrë gruan, ma kanë çuar në Golem.
Rama: Ça të kanë bërë?
Qytetari: Ma kanë marrë gruan, e kanë çuar në Golem.
Rama: Si ta kanë çuar në Golem?
Qytetari: E kanë marrë e kanë çuar pa më vet mua.
Rama: E kanë marrë gruan pa të pyetur ty?
Qytetari: Po.
Rama: Po gruaja paska më shumë mend se ti, se paska shkuar në hotel. Merr autobusin e shko tek gruaja. Hej Zot! O Zot! Gruaja është çmend me këtë, ka shkuar vetë i ka thënë në daç hajde në daç mos hajde.