Telegrafi

Qytetarëve u është tërhequr vërejtja: MIELLI ËSHTË I INFEKTUAR, mos hani brumëra të papjekur

AACHEN, GERMANY - NOVEMBER 13: The master baker adds ingredients, like cinnamon, for the cookie dough at the gingerbread bakery Henry Lambertz on November 13, 2009 in Aachen, Germany. Lambertz is one of the two largest German baked goods manufacturers and is the leading global supplier of gingerbread, 'Printen' and seasonal cakes. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)

Konsumatorët dhe kuzhinierët janë këshilluar të mos hanë, të mos provojnë brumin e papjekur për kuleç dhe ëmbëlsira, sepse nga mielli i infektuar janë sëmur 46 njerëz në 21 shtetet federale të SHBA-së.

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë tërhequr vërejtjen për miellin e infektuar dhe kanë komunikuar që nuk e dinë se si bakteret nga jashtëqitjet e kafshëve kanë depërtuar në këtë artikull themelor ushqimor.

Po analizohet mielli i kompanisë më të madhe amerikane “General mills” nga Missouri, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani, e cila nga tregu ka tërhequr 22,5 mijë tonë miell, ka kumtuar që nuk beson që fabrikat e saj janë burim i infektimit.

Qendra për kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve ka lëshuar udhëzimin për konsumatorët dhe kuzhinierët që miellin ta trajtojnë si edhe artikujt e tjerë, të cilët mund të kontaminojnë sipërfaqen e kuzhinës. /Telegrafi/