Site icon Telegrafi

Qytetarët zemërohen me reporterin që fillojë të raportojë për tërmetin vetëm pasi arritën ekipet e kërkim-shpëtimit në Adiyaman

Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe mijëra dëme materiale.

Të hënën kanë ndodhur dy tërmete me magnitudë 7.7 ballë me epiqendër Kahramanmaraşin si dhe një tjetër me magnitudë 7.6 me epiqendër Elbistanin.

Një i mbijetuar nga qyteti i Adiyamanit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet kur ekipi televiziv shtetëror i TRT-së fillon xhirimet në momentin ekipet që në vendngjarje arrijnë ekipet e kërkim-shpëtimit (AFAD).

Lexo po ashtu Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri - pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

Ai ka deklaruar se në zonën ku ndodhet prej ditësh nuk ka nisur puna e kërkimit të të mbijetuarve që gjenden nën gërmadha gjersa

“Që dje jemi këtu, asnjë ekip pune, asgjë. Sot erdhën kamerat e TRT-së, AFAD filloi punën pas xhirimeve televizive”, deklaroi ai.

Ndryshe, mbi 6300 persona deri më tani raportohet se kanë vdekur në Turqi dhe Siri. /Telegrafi/

Exit mobile version