Qytetarët sot e vizituan Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Qarkullimit në kuadër të ditës së saj të hapur që e organizoi Bashkia e Shkupit në drejtim të rritjes së transparencës së saj.
Personat profesionist të punësuar në QMKQ vizitorëve ua shpjeguan kompetencat, mënyrën e funksionimit dhe aktiviteteve të këtij të këtij trupi, ndërsa gjatë vizitës u përgjigjën edhe në të gjitha pyetjet e qytetarëve të ndërlidhura me punën e QMKQ.
“Profesionistët tanë që punojnë në QMKQ ua kanë afruar punën dhe u kanë sqaruar se në këtë Qendër është instaluar një sistem modern dhe kompleks për menaxhim me qarkullimin, që është instaluar në 92 udhëkryqe prej ku merren informacione për numrin e automjeteve dhe gjendjes në trafik në kohë reale”, tha Ivan Kish, drejtues i Qendrës për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit.
QMKQ zyrtarisht është hapur në vitin 2013 dhe është formuar si pjesë e e projektit për Menaxhim të automatizuar të qarkullimit në Shkup.
Me Qendrën janë ndërlidhur 92 semaforë që është pothuajse 60 për qind nga numri i përgjithshëm i pajisjeve ndriçuese në qytet.