Asociacioni qytetar MOST sot u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore në zyrat më të afërta të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ose në ueb faqen e internetit. Kontrolli në listën zgjedhore për referendumin e ardhshëm do të zgjasë deri më 23 gusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MOST njoftojnë se si në të gjithë proceset zgjedhore, në linjë telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët do të mund të paraqiten parregullsitë eventuale lidhur me referendumin.
Asociacioni MOST gjatë ekzistimit të saj, përveç të gjithë zgjedhjeve kombëtare dhe lokale në Maqedoni duke filluar nga viti 2002, ka vëzhguar edhe referendumin në vitin 2004, si dhe tre referendume në nivel lokal, në komunën Çeshivovo, Obleshevo në vitin 2004 dhe në 2007 në komunën Radovish dhe në komunën Qendër në vitin 2015.
Kjo aktivitet, siç deklarojnë nga asociacioni, është vazhdim i aktiviteteve të kaluara, me çka MOST shpreson se do të ketë ndikim drejt sigurimin në nivel të lartë të transparencës së procesit të përgjithshëm në referendum. /Telegrafi/