Site icon Telegrafi

Qytetarët thonë se premtimet për Maqedoni evropiane janë vetëm fjalë (Video)

Nuk pritet ndonjë befasi e madhe për vitin 2019. Kështu është qëndrimi i përgjithshëm i qytetarëve që televizioni Alsat i anketoi. Ata janë skeptik ndaj premtimeve të politikanëve se standardet evropiane mund të bëhen realitet.

Sipas tyre, zhvillimi i ekonomisë, rritja e pagave dhe pensioneve, rregullimi i sistemit shëndetësor, arsim cilësor dhe kushte më të mira në shkollë janë shtyllat kryesore ku duhet të punohet më së shumti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica e të anketuarve vlerësojnë se për Maqedoninë evropiane vetëm flitet dhe se në realitet asgjë nuk ndodh.

Vetëm një ditë para vitit të ri, kryesorët në politikë premtuan se viti 2019 do të jetë më i mirë për Maqedoninë. Qeveria u ceku arritjet por sipas opozitës, gjendja në shtet është pranë kolapsit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ohg8HNsx71Q

Exit mobile version