Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, është raportuar në polici për shkak se nuk kishte vënë rripin e sigurimit ndërkohë që udhëtonte me makinë drejt ceremonisë së Hapjes së Parlamentit të Shtetit.
Policia e West Yorkshire konfirmoi nëpërmjet një postimi në Twitter, që dikush kishte telefonuar 999 duke raportuar se monarkja nuk kishte vënë rripin e sigurimit.
Mbretëresha po udhëtonte në Westminster së bashku me Princin Çarls për të mbajtur fjalimin e saj.
Ligji në lidhje me rripat e sigurimit thotë se, “vënia e rripit të sigurimit është e detyrueshme nëse karrigia ku jeni ulur është e pajisur me një të tillë”.
Ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin, mund të gjobiten me 500 funte për mos vënien e rripit të sigurimit.
Megjithatë, mbretëresha nuk mund të procedohet penalisht sipas ligjeve të Mbretërisë se Bashkuar, dhe një prej zëdhënësve tha që nuk donte të komentonte mbi ankesën.