Telegrafi

Qytetarët të ndarë rreth grevës në arsim (Sondazh)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK), nga sot ka hyrë zyrtarisht në grevë.

Zyrtarë të SBASHK-ut, kanë deklaruar se greva do të zgjasë në kohë të pacaktuar, derisa Qeveria t’ua plotësoj kërkesat.

Ata kanë kërkuar që koeficienti i mësimdhënësit të rritet së paku 30 përqind.

Në një sondazh të krijuar nga Telegrafi rreth asaj se a janë pro apo kundër kësaj greve, ka rezultuar që numër i madh i qytetarëve nuk e përkrahin këtë grevë.

Në pyetjen se a jeni për apo kundër grevës së SBASHK-ut dhe rritjes së pagave për mësimdhënësit, brenda 24 orëve kanë marrë pjesë mbi 20 mijë qytetarë ku 49% prej tyre kanë votuar pro grevës së SBASHK-ut, ndërkaq 51% kanë qenë kundër.

Ju mund të vazhdoni të votoni në këtë sondazh në faqen e Telegrafit në Facebook./Telegrafi/