Telegrafi

Qytetarët të cilët udhëtojnë për në Bullgari, të shmangin vendkalimin kufitar Novo Sellë-Zllatarevë

Për shkak të shpërthimit të një zjarri në vendkalimin kufitar Zllatarevë në Republikën e Bullgarisë është ndaluar komunikacioni për automjetet në vendkalimin kufitar në Novo Sellë-Zllatarevë, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sipas informacionit që kemi marrë nga pala bullgare, pezullimi ose ndalimi i komunikacionit dhe mallrave do të zgjasë disa ditë, por për shkak të seriozitetit të ngjarjes, ata nuk janë në gjendje të informojnë më saktësisht sa. Pas marrjes së një qëndrimi zyrtar nga ana e tyre, ne gjithashtu do t’ju informojmë kur do të lirohet komunikacioni për udhëtarë dhe mallra”, thuhet në deklaratë.

Nga Drejtoria e Doganave rekomandojnë që qytetarët që udhëtojnë për Republikën e Bullgarisë tu drejtohen vendkalimeve tjera kufitare, gjerë sa të lëshohet për komunikacioni vendkalimi kufitar në Zllatarevë./Telegrafi/