Organizatorët e iniciativës #Protestoj, kanë ftuar sërish qytetarët që sot të dalin në protestë, me kërkesën për shkarkim të kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, veting gjyqësorit si dhe me kërkesën që listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pastrohen dhe dinjiteti i veteranëve të vërtetë të kthehet.
“Shkarkim Kryeprokurorit – Veting Gjyqësorit”, është ngjarja që është paralajmëruar të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 20:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
“Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat: shkarkimi i Kryeprokurorit; Vetingu i gjyqësorit; Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes nga organizatorët.