Site icon Telegrafi

Qytetarët serbë protestojnë sërish në veri për viktimat në Novi Sad

Disa qytetarët serbë kanë mbajtur sërish 15 minuta heshtje si shenjë proteste për viktimat në Novi Sad.

Ata u mblodhën sot rreth orës 11:52 para fakultetit Filozofik në veri të Mitrovicës.

Qytetarët mbajnë në duar disa pankarta në të cilën shkruan “Populli kërkon vetëm drejtësi”, “Mbështetje studentëve dhe nxënësve”, etj.

Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. /Telegrafi/

Exit mobile version