Site icon Telegrafi

Qytetarët serb në Maqedoni votojnë për presidentin e ri të Serbisë (Video)

Sot prej në mëngjes është hapur vendvotimi në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, ku votohet për presidentin e ri të Serbisë. Edhe qytetarët serb që gjenden në Maqedoni kanë të drejtë vote, ndërsa në listën zgjedhore janë të regjistruar gjithsej 141 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në garë marrin pjesë 11 kandidatë, ndërsa sipas sondazheve më shumë gjasa për fitore madje që në raundin e parë ka kryeministri aktual dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq. Ai premtoi se do të pengoj “skenar maqedonas” në Serbi./Telegrafi/

Exit mobile version