Site icon Telegrafi

Qytetarët raportuan problemin, komuna e Prishtinës rregullon shenjën e rrugës

Raportimet e qytetarëve për problemet e përditshme ndikojnë në reagimin më të shpejt të institucioneve komunale.

Kështu ka ndodhur edhe me rrëzimin e shenjës së rrugës “Afrim Zhitia” në kryeqytet.

Pas raportimit nga ana e qytetarëve për këtë tabelë shenjëzimi organet komunale të kryeqytetit kanë reaguar duke rregulluar shenjen e emërtimit të rrugës.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version