Telegrafi

Qytetarët raportuan për ndotje ambienti në një zonë të Fushë Kosovës, komuna bën pastrimin e saj

Qytetarët kishin raportuar për ndotje të ambientit dhe grumbullim mbeturinash në rrugën “Meshari”, në Komunën e Fushë Kosovës.

Mirëpo, sipas faqes zyrtare në rrjetin social në Facebook të ndreqe.com është bërë e ditur se ky problem i raportuar ka bërë që Komuna e Fushë Kosovës të reagojë menjëherë duke bërë pastrimin e kësaj zone.

“Ndotja e ambientit e raportuar nga qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës në platformën ndreqe.com, është rregulluar nga Komuna”, thuhet në ndreqe.com.

Lexo po ashtu U raportua disa herë për një rrugë të dëmtuar në një fshat të Obiliqit, flasin nga komuna

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj, në ndreqe.com. /Telegrafi/

Raportimin mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7196.