Disa probleme të qytetarëve të raportuara në ndreqe.com tashmë janë rregulluar në Komunën e Shtimes.
Sipas ndreqe.com përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, bëhet e ditur se tri ankesa të raportuara, dy për mbeturina dhe një për trotuar të dëmtuar, janë rregulluar nga komuna.
“Tri ankesa të raportuara nga qytetarët në Komuna Shtime, dy për mbeturina dhe një për trotuar të dëmtuar, janë rregulluar nga komuna. Për më shumë klinkoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe zgjedhni raportimet e rrgulluara nga komuna e Shtimes”, thuhet në ndreqe.com.
Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj.
Ndryshe, qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë raportimet e tyre në platformën “Ndreqe.com”, ku më pas institucionet përgjegjëse marrim veprime për rregullimin e problemeve./Telegrafi/