Qytetarët kanë raportuar për depo ilegale të mbeturinave në Komunën e Istogut, K.R.M “Ambienti”, po vazhdon punën për largimin e tyre.
Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të “Ndreqe.com”, ku ndër te tjerat thuhet se javën e kaluar janë larguar tri deponi ilegale.
“K.R.M. Ambienti në Komuna Istog po vazhdon punën për largimin e deponive ilegale të mbeturinave. Javën e kaluar janë larguar edhe tri deponi të raportuara në ndreqe.com në këtë komunë”, shkruhet në postim.
Ndërkaq, për çdo parregullsi apo problem në komunën tuaj raportoni në platformën “Ndreqe.com”, në mënyrë që zgjidhja të jetë më e shpejtë. /Telegrafi/